Sulmi me raketa në Odesa, 18 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë

Dy fëmijë janë në mesin e 18 personave të vrarë nga një sulm me raketa në Odesa, sipas guvernatorit rajonal Maksym Marchenko, përcjell The Guardian.
Si rezultat i një sulmi nga Deti i Zi në rrethin Belgorod-Dniester të rajonit Odesa, tre raketa X-22 goditën një ndërtesë apartamentesh dhe një qendër rekreacioni. Deri tani janë raportuar 18 viktima, mes tyre 2 fëmijë dhe 31 persona janë plagosur mes tyre 4 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Nga rrënojat janë shpëtuar 8 persona, mes tyre 3 fëmijë. Ndërkohë që vazhdon puna për shpëtimin e të tjerëve”.
Më herët, deputeti ukrainas Roman Hryshchuk, ndau një video nga sulmi, duke thënë: “Vetëm imagjinoni: zgjoheni dhe kuptoni se nuk ka rrugëdalje. Njerëzit u bllokuan në apartamentet e tyre pasi raketat ruse goditën një ndërtesë të lartë banimi në Odesa”./21Media

Back to top button