Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në kryeqytetin Somalez Mogadishu

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në kryeqytetin Somalez Mogadishu

Sulmi la të vdekur së paku 17 persona. Grupi terrorist Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë për radion Andalus.

Kapiteni i policisë Osman Mohamed tha se sulmi ishte një tentim për të vrarë komandantin e ri të ushtrisë, Gjeneralin Ahmed Mohamed Irfid, shkruan rtv21.tv.

Sulmi ndodhi në një zonë të popullueshme, mes akademisë ushtarake dhe ministrisë së mbrojtjes.

Al-Shabaab ka për qëllim shndërrimin e Somalisë në një shtet fundamentalist Islamik, dhe zakonisht fajsohet për të gjitha sulmet brenda dhe jashtë vendit./21Media