Nuk raportohet për të lënduar

Nuk raportohet për të lënduar

Gjatë një një ahengu familjar, një person dje ka shtënë me armë zjarrit në ajër. E për këtë policia e ka ndaluar veturën e të dyshuarit, por policia gjatë kontrollimit u sulmua nga një i dyshuar tjetër.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit një i dyshuar tjetër, mashkull K-Shqiptar, ka sulmuar zyrtarët policor”, thuhet në raportin e policisë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishekë me gas.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media