Sulm me thikë

Sulm me thikë

Një person me thikë ka vrarë katër oficerë të policisë jashtë selisë qendrore të policisë në Paris të Francës.

Sulmuesi, i cili u raportua të ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës, u qëllua më vonë nga policia.

Zona në “la de la Cité” në qendër të Parisit është mbyllur, transmeton rtv21.tv.

Sulmi i së enjtes ka ndodhur rreth orës 13:00 me kohën lokale në oborrin e ndërtesës së policisë.

Kjo vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë në të gjithë vendin kundër rritjes së dhunës ndaj oficerëve dhe rritjes së niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.

Ministri i Brendshëm Francez, Christophe Castaner është në vendin e ngjarjes./21Media