Sulmuesit janë arrestuar

Sulmuesit janë arrestuar

Policia ka arrestuar dy të dyshuar në Vushtrri pasi që kanë kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Policia ka raportuar se njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar edhe fizikisht zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim trupor.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri fillimisht është dërguar në mbajtje dhe pas kompletimit të lëndës është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatën kompetente dhe pastaj është dërguar në qendrën e paraburgimit./21Media