Arrestohet një person

Arrestohet një person

Dy zyrtarë policorë janë penguar në kryerje të detyrës dhe janë sulmuar fizikisht, ndërkohë policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prizren.

Sipas policisë njëri prej policëve ka pësuar lëndime të lehta, i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në këtë rast lëndime ka pësuar edhe i dyshuari të cilit iu ka ofruar tretmani mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media