Viktima është lënduar rëndë

Viktima është lënduar rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi është sulmuar fizikisht mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Studenicë të Istogut.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti si pasojë e një kontesti pronësor që kishte me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar është sulmuar fizikisht nga ai”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media