Polonia ka vlerësuar rastin si provokim dhe ka drejtuar gishtin kah Rusia

Polonia ka vlerësuar rastin si provokim dhe ka drejtuar gishtin kah Rusia

Konsullata e Polonisë në Luck në perëndim të Ukrainës është sulmuar me granatë në momentin kur në objekt ishte vetëm sigurimi, ndërsa Ministria e Jashtme polake ka thirrur ambasadorin ukrainas në Varshavë për t’i dorëzuar një notë proteste.

“Granata ka goditur katin e fundit dhe ka krijuar një vrimë me diametër 70 centimetra. Ajo ka goditur 20 centimetra mbi dritaren e hapësirës në të cilën flinte njeriu. Po të kishte qëlluar më poshtë do të ishte tragjedi e tmerrshme”, tha për mediat polake, konsulli në Luck Kshishtof Savicki.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një sulme terrorist ndaj konsullatës.

Ambasadori ukrainas në Varshavë është thirrur urgjentisht në Ministrinë e Jashtme polake.

“Nga autoritetet ukrainase presim mbrojtje të forcuar të përfaqësuesve tanë diplomatikë, si dhe hetime urgjente, arrestim dhe dënimin e fajtorëve”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Polonia ka vlerësuar rastin si provokim dhe ka drejtuar gishtin kah Rusia.