Incidenti është shënuar tek dera e shtëpisë

Incidenti është shënuar tek dera e shtëpisë

Është sulmuar me bojë të kuqe Ralf Gjoni , ish këshilltari i presidentit të Shqipërisë, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit.

Mësohet se incidenti është shënuar tek dera e shtëpisë, në momentin kur ka qenë duke dalë nga banesa për të shkuar në Kuvend për të bërë betimin.

Mësohet se një djalë i ri e ka pritur tek dera e daljes së pallatit dhe i ka hedhur bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.