Sulmohet me eksploziv Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë

Nuk ka të arrrestuar

Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë mbrëmë është gjuajtur me eksplozivë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 03:50.

“Persona të dyshuar, identiteti i të cilëve për momentin është i panjohur, kanë hedhur një mjet të improvizuar ndezës, në derën anësore (ndihmëse) të QKMF-së Pejë”, ka konfirmuar policia.

Policia tutje ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim), dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit.

Policia ka treguar se menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative-hetimore.

“Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit, për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti, si dhe për të identifikuar personat e dyshuar”, ka njoftuar tutje policia./21Media

Back to top button