Arrestohet personi i dyshuar

Arrestohet personi i dyshuar

Një zyrtar policor në Pejë është sulmuar sot në mesditë, në rrugën ‘Mbretëresha Teuta’.

Gjendja shëndetësore e zyrtarit policor sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.

“Sot rreth orës 11:55 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, ka ndodhë një rast ku është sulmuar papritmas një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë). Falë shkathtësive profesionale të zyrtarit policor dhe ndihmës së një qytetari është arritur që viktima të shpëtoj me jetë, personi i dyshuar është arrestuar, gjendja e viktimës sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në tentativë”. Hetuesit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të kuptuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë për portalin rtv21.tv Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës./21Media