“Ju pshurrsha burrninë, Lëvizja VETËVENDOSJE!”

“Ju pshurrsha burrninë, Lëvizja VETËVENDOSJE!”

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili pati një moment të pakëndshëm gjatë ditës së sotme.

Këtë incident Ismaili e tregoi me anë të një statusi në Facebook, duke treguar se disa përsona e kanë sulmuar atë me vezë teksa ishte duke ecur me gruan e tij Nitën, e me këtë rast edhe e kanë goditur këtë të fundit në këmbë, shkruan rtv21.tv.

Ai fyu rëndë edhe ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje për këto vepra, duke përmendur edhe Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën.

Ky sulm ndodhi në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, gjatë kohës që Ismaili me bashkëshorten e tij po ktheheshin nga një vizitë që i kishin bërë familjes Dehari.

Statusin e plotë të deputetit mund ta lexoni në vazhdim./21Media