Kjo mini-biblotekë mundëson huazimin e librave

Kjo mini-biblotekë mundëson huazimin e librave

Dje është hapur mini-biblioteka e parë në Parkun e vjetër në lagjen “Dardania” të Prishtinës, me moton “Sill një libër merr një tjetër”. Kjo mini-biblotekë u mundësua nga ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini” dhe FIQ.

Por, mbrëmë mini-biblioteka është sulmuar me vezë, thuhet në një njoftim të organizatës.

Lusim qytetarët që nëse nuk përdorin minibibliotekat së paku të mos i keqpërdorin ato. Dhe, lusim të gjithë lexuesit/et e lagjës Dardania në Prishtinë, dhe jo vetëm, që të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë minibibliotekat si dhe të na njoftojnë për çfardo parregullësie në raport me minibibliotekat”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mini-biblioteka do të ketë do të ketë mbi 100 libra në dispozicion për të gjithë të interesuarit e për shkëmbimit të librave apo huazimit të librit përgjatë qëndrimit në lagje. Kjo biblotekë do të jetë e hapur 24 orë në 7 ditë të javës dhe do të jetë nën kujdesin e banorëve të lagjes.

Ky projekt është mbështetur edhe nga banorët e lagjes. Ata kanë kontribuar me libra dhe mjete financiare. Sidoqoftë, ata kanë paralajmëruar se së shpejti do të hapet edhe një mini-bibliotekë në lagjen Ulpiana, Prishtinë./21Media