Nuk ka të lënduar

Nuk ka të lënduar

Një autobus i agjensionit “Shpejtimi” nga Kosova, por me targa të Shqipërisë, është sulmuar në Krushevac të Serbisë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i kompanisë turistike “Shpejtimi”, Ekrem Veselaj. Veselaj tha se nuk ka asgjë shqetësuese, vetëm xhami i autobusit është thyer dhe nuk ka të lënduar.

Më tej shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia serbe, të cilët po e hetojnë rastin.

Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit derisa po kalonte nëpër Serbi. Sipas dëshmitarëve të rastit, autobusi ishte kryesisht i mbushur me shqiptarë që po udhëtonin në perëndim.