Arrestohet e dyshuara

Arrestohet e dyshuara

Një punëtore është sulmuar sot në vendin e punës në një qendër tregtare në Mitrovicë.

Rastin e ka konfrimuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka pohuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Një rast me elemente të veprës penale Lëndim trupor, ka ndodhe rreth orës 14:00, në një qendër tregtare në Mitrovicë, ku në vendin e saj të punës është sulmuar një punëtore, e cila ka kërkuar tretman mjekësor, e cila me pas është liruar në shtëpi. Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila dyshohet se me një mjet te mprehtë ka sulmuar viktimën. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si lëndim trupor.”, ka bërë të ditur Zahiti.