Sulmuesit në arrati

Sulmuesit në arrati

Një person ka marrë lëndimet trupore pasi që është sulmuar fizikisht nga katër persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjën e 7 shtatorit në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar për shkaqe ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga 4 persona të panjohur ku njëri prej tyre e ka goditur në shpinë disa herë dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK.

Policia ka njoftuar se ende nuk ka të arrestuar./21Media