Ishte duke bërë surfing

Ishte duke bërë surfing

Një adoleshente  ka vdekur pasi është sulmuar nga një peshkaqen, përderisa ajo ishte duke bërë surfing në plazhin e  Australisë perëndimore.

Vajza, 17 vjeçe kishte pësuar plagë kritike kur ajo u nxorrë në breg nga babai i saj dje sipas orës lokale 09:00, ka njoftuar  policia.  BBC raporton se ajo vdiq më vonë në spital.

Nëna e adoleshentes dhe dy vëllezërit e motrat ishin në vendin e ngjarjes, shkruan rtv21.tv.

Ky është sulmi i tretë fatal që shkaktohen nga peshkaqenët në Australi brenda 12 muajve.

Plazhi do të mbyllet për të paktën 48 orë, deri sa autoritetet të hetojnë rastin./21Media