"Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi"

Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi”

Gruaja e cila ditëve të fundit ishte bërë target e rrjeteve sociale është sulmuar përsëri, tani në qytetin e Ferizajt.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar në lidhje me sulmin që është bërë ndaj saj.  Veseli ka deklaruar se veprimet e tilla janë të papranueshme, sulmet  dhe se veprimi nga organet e sigurisë duhet të jetë i mënjëhershëm.

Ai tutje ka theksuar se çdo shqetësim duhet të trajtohet në mënyrë institucionale.

Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi. Veprime të tilla janë të papranueshme. Është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin. Çdo shqetësim publik duhet të trajtohet në mënyrë institucionale. Linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend“, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj kësaj gruaje pasi që para disa dite ajo është sulmuar edhe në Lipjan. Nga ky rast, Policia e Kosovës  kanë arritur të identifikojnë dhe të e shoqërojnë në stacionin policor, personin që dyshohet që sulmoi dje një grua të komunitetit rom.

Edhe KMDLNj ka reaguar pas sulmit ndaj qytetares rome që sipas tyre pa asnjë arsye dhe pa asnjë faj iu nënshtrua një degradimi dhe linçimi publik me ç’rast, në Lipjan iu rrezikua jeta nga një grup huliganësh që, përveç se e fyenin në baza racore, e gjuanin me gurë duke ia rrezikuan jetën.

E gjithë ngjarja kishte filluar kur në rrjetet sociale nisen të qarkullojnë disa fotografi dhe pretendohet se një person i veshur me rroba të femrave dhe e grimuar po shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe disa qyteteve tjera. Këtë person në rrjetet sociale e quajtën si të rrëzikshëm, megjithatë sipas policisë e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal./21Media