Ngjarja ka ndodhur sot

Ngjarja ka ndodhur sot

Prokuroria Themelore e Pejës, Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për S.B, me dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit S.B., për shkak se i njëjti me datën 15 mars 2019, rreth orës 6:30 , në bjeshkët e komunës se Istogut, pasi ishte zënë në flagrancë nga dy pylltarë duke prerë drunj , i pandehuri fillon ti sulmoj dy pylltarët me kaçavidë dhe sharrë motorike, derisa njëri nga pylltarët detyrohet të nxjerr armën zyrtare me qëllim të parandalimit të pasojës nga sulmi i të pandehurit. “ thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Po ashtu bëhet e ditur se seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake./21Media