Sulmoi zyrtarët policor, një i arrestuar në Sibovc

Njëri zyrtar ka marrë ndihmë mjekësore

Policia njoftoi se dje në fshatin Sibovc-Obiliq ka arrestuar një person, mashkull K/Shqiptar,  i cili  me një mjet të fort të metalit ka sulmuar zyrtarët policorë, të cilët në lokacionin e tij kanë shkuar për të realizuar dy urdhëresa të gjykatës.

“Si pasojë e sulmit njëri zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore.”, ka bërë të ditur policia.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button