Intervenon policia, dënohet sulmuesi

Intervenon policia, dënohet sulmuesi

Një mjeke në spitalin “8 Shtatori” u sulmua fizikikisht nga një i afërm i një pacienti të ndjerë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë ndërsa ka ndërhyrë edhe policia. Nga personeli mjekësor frikësohen se një ditë pacientët do të nxjerrin edhe pistoletën. Drejtori i spitalit Hristijan Kostov tha se ka pasur sulm verbal dhe jo fizik. Ai thotë se nuk ka protestë në spitalin ku drejton ai por ai personalisht ka thirr mjekët në mbledhje.

Nga MPB konfirmojnë rastin duke thënë se kundër sulmuesit është ngritur procedurë për shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Përndryshe, pas sërë sulmesh ndaj personelit mjekësor Sindikata e mjekëve para një jave doli në protestë, me çka kërkoi mbrojten e personelit mjeksëor. Në protestë doli edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./21Media