Erdinç i lumtur te Fenerbahçe

Erdinç i lumtur te Fenerbahçe

Mevlut Erdinç është një nga blerjet e Fenerbahçes këtë edicion në fazën e sulmit, por që ka mbetur në bankë pas formë së Vedat Muriqit.

Sulmuesi që ka gjetur rrjetën e parë me Fenerbahçen në ndeshjen e Kupës ndaj Kaiyseris, por është ndalur të flas për shumë gjëra, ndër të tjera edhe për sulmuesin shqiptar.

Kam luajtur në Gjermani dhe Francë. Vedati është një nga sulmuesit më të mirë që kam parë ndonjëherë. Një vlerë e jashtëzakonshme. Shpresoj që të vazhdojë me këtë formë. Është sulmuesi më i mirë në kampionat”, ka thënë ai për Sabah Sport.

Erdinç shtoi se është i lumtur te Fenerbahçe dhe të gjithë shokët dhe trajneri e kanë uruar për golin.

Sipas tij, Fenerbahåe e ka nisur mirë vitin 2020 dhe duhet të vazhdojë më këtë formë që ta arrijë objektivin që është titulli i kampionit.