Sulmi u cilësua si incident terrorist

Sulmi u cilësua si incident terrorist

Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin e djeshëm terrorist në Londër, të cilin e kreu një ish i burgosur i dënuar për vepra terrorizmi.

Sulmuesi 28-vjeçari Usman Khan, ishte jashtë burgut me leje në kohën e sulmit, transmeton rtv21.tv.

Pas sulmit Khan u qëllua për vdekje nga oficerët .

Policia e deklaroi sulmin si një incident terrorist.

Khan ishte i njohur për autoritetet, pasi ishte dënuar për vepra terrorizmi në vitin 2012.

“Ai u la i lirë nga burgu në dhjetor 2018 me licencë, një linjë kryesore e hetimit tani është të përcaktohet se si ai erdhi për të kryer këtë sulm”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Times” raportoi se lirimi i Khan nga burgu vitin e kaluar erdhi pasi ai ra dakord të vishte një etiketë elektronike dhe i kishte monitoruar lëvizjet e tij.

Oficerët po kryejnë kërkime në një adresë në Staffordshire, ku Khan kishte jetuar.

Ura e Londrës ishte skena e një sulmi tjetër, më 3 qershor të vitit 2017, në të cilin tetë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën./21Media