Sulmuesi i Salman Rushdie akuzohet për tentim vrasje

Personi i dyshuar për goditjen me thikë të shkrimtarit Salman Rushdie në një ngjarje në Shtetet e Bashkuara të premten u akuzua për tentim vrasje.
Hadi Matar u la në paraburgim pa lirim me kusht pasi u deklarua i pafajshëm, tha prokurori në Chautauqua County, New York.
Matar akuzohet se doli në skenë dhe sulmoi Rushdie dhe një intervistues në ngjarjen e së premtes.
Shkrimtari ndodhet në gjendje kritike, shkruan BBC.
Salman Rushdie, 75 vjeç, është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “The Satanic Verses”, të cilin disa muslimanë e shohin si blasfemi./21Media

Back to top button