Sulmuesi me kamion, pranoi fajin

Ai pranoi se e ka kryer një akt terrorist

I dyshuari kryesor i sulmit me kamion ku u regjistruan katër të vdekur në Stokholm, një shtetas nga Uzbekistani adhurues i xhihadistëve, pranon se ka kryer një akt terrorist, deklaroi avokati i tij në Gjykatë.

“Rakhmat“ Akilov pranoi se ka kryer një akt terrorist dhe pranoi faktin e qëndrimit në paraburgim”, deklaroi Johan Eriksson, avokati tij, gjatë një audience në prani të klientit të tij i cili nuk u prononcua”, transmeton AFP.

Burri ka hyrë i shoqëruar nga eskorta në një sallë të Gjykatës së Stokholmit në kushte të rrepta sigurie, i ruajtur nga forca të shumta policie të armatosur rëndë, ku akset hyrëse të qarkullimit në këtë zonë ishin mbyllur, masa sigurie të pazakonta për kryeqytetin suedez.

Me fytyrë të mbuluar me një bluzë ngjyrë jeshile, i është kërkuar nga gjyqtari Malou Lindblom të zbulojë fytyrën për të vijuar seancën gjyqësore. Me flokë ngyrë gri, me një fytyrë të ngrysur, ai artikulonte me vështirësi gjuhën suedeze, i asistuar nga një përkthyes.

Seanca dëgjimore u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të Prokurorisë pa praninë e medias.

Back to top button