Willian, nuk dëshiron të largohet nga Chelsea

Willian, nuk dëshiron të largohet nga Chelsea

Sulmuesit të Chelseas, Willian do t’i skadojë afati i marr;veshjes së tij në fund të vitit 2019/20. Për brazilianin gjatë verës kanë shprehur interesim disa klube, ndër to edhe Barcelona.

E dua këtë klub, më pëlqen të jetoj në Londër dhe familja ime gjithashtu dëshiron të jetoj këtu. Unë kam qenë këtu gjashtë vjet, kështu që gjithçka është perfekte për mua”, deklaroi ai.

Bisedimet ende nuk kanë filluar për 31 vjeçarin, dhe Chelsea ende nuk ka thënë asgjë për mundësinë e zgjatjes së kohës së tij në klub, por ai po shpreson se mund të mbetet me pretendentët kryesorë të Premier Liges.

Nga ana ime, unë dua të qëndroj“, tha Willian për Evening Standard, transmeton rtv21.tv.

Chelsea këtë sezon është në vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë./21Media