Vitin tjetër mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë

Vitin tjetër mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se ngjarja e madhe kulturore në Kosovë, e cila ka bërë bujë ndërkombëtare, festivali “Sunny Hill”, nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë. Ai sot ka pritur në takim përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipën me bashkëpunëtorë, ku janë dakorduar që ky festival nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë.

“Kjo është hapësirë e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa, për ta bërë Kosovën destinacionin kryesor për verë. Misioni ynë është që ta promovojmë vendin tonë në botë, dhe ta nxisim turizmin kulturor në vend, përmes promovimit të vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 2, 3 dhe 4 gusht, do të mbahet festivali “Sunny Hill”, festival ky që mbledh emra të njohur jo vetëm vendorë, por edhe ndërkombëtarë. Sunny Hill ka konfirmuar disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës, sikurse Miley Cyrus dhe Calvin Harris, Gashi, Karma Kid, Kayma Aksell, Tchako, Ledri Vula, Lumi B, Lluni, Kida, Yll Limani, Mc Kresha&Lyrical Son, Elvana Gjata, Xuxi, Bojken Lako, e shumë emra të tjerë.