Festivali i muzikës "Sunny Hill"  mbahet me 10,11 dhe 12 gusht,

Festivali i muzikës “Sunny Hill”  mbahet me 10,11 dhe 12 gusht,

Sot fillon Festivali  ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill” i cili do të mbahet në Prishtinë, më saktësisht në Parkun Gërmia. Kalimi me vetura në rrugët e kësaj pjese të qytetit janë ndalura, ndërsa ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të shfrytëzojnë transportin publik.

Festivali Suny Hill, i cili fillon sonte do të mbahet tri netë rradhazi. Përveç Dua Lipës, Action Bronson, Martin Garrix, Stanaj dhe Gashit, në këtë festival do të përformojnë edhe artistë të skenës sonë si : Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Oda, Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Dren Abazi, Gipsy Groove, Offchestra, Gamblemania, Kachinari, MTNJ, Alban Muja, Oda Haliti, Secret 47, Rrrron, Ylli Megi, Gon & Sonik, Kidda, Art Halit

Festivali ka karakter humanitar, 100,000 euro nga festivali i janë  dhuruar organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta, Aktivititet Kulturore në Prishtinë dhe shkollave të muzikës në Kosovë.

Festivali ka krijuar interesim të jashtëzakonshëm tek audiencat nga shtatë kontinente të botës. /21Media