Çmime tjera për koncertin e Dua Lipës, Action Bronson, Ledri Vulës e të tjerëve

Çmime tjera për koncertin e Dua Lipës, Action Bronson, Ledri Vulës e të tjerëve

Festivali Sunyy Hill i cili është paraparë që të fillojë me datë 10 gusht deri ëm 12 do të mbledh shumë yje botërore e vendore .

Tashmë ka filluar edhe shitja e biletave, por që organizatorët e tij kanë paralajmëruar edhe për nje çmim mjaft atraktiv të tyre.

Është fjala për biletat grupore që nënkupton blerjen e biletave 3+ persona. Për grupe prej 3 deri në 5 persona bileta do të kushtojë nga 45 euro, ndërsa për grupe prej 6 personave bileta do të kushtojë 40 euro.

Ylli i këtij festivali do të jetë Dua Lipa ndërsa do të performojnë edhe ACTION BROSNON, Albert Stanaj, Carter, Bondax ,SG Leëis, Col3trane, Grace e po ashtu do të ketë edhe artistë vendor si Ledri Vula, Buta, Jericho,  Shapt Deda, Asgjë sikur dielli, e të tjerë.

Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta./21Media