Ylli argjentinas realizoi dy gola në fitoren e pastër 3:0 të Barcelonës ndaj Juventusit

Ylli argjentinas realizoi dy gola në fitoren e pastër 3:0 të Barcelonës ndaj Juventusit

E udhëhequr nga Lionel Messi në formën më të mirë, Barcelona ka shkatërruar Juventusin duke e mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Në fund të pjesës së parë erdhi edhe goli i parë i ndeshjes.

Lionel Messi pas një kombinimi me Luis Suarez arriti të shënonte në minutën e 45-të të takimit, duke e lënë të shtangur portierin Buffon. Me të filluar pjesa e dytë, Barça shënoi edhe golin e dytë. Ivan Rakitiç realizoi për 2:0 në minutën e 56-të. Një tjetër mrekulli nga Messi erdhi në minutën e 69-të ku paralizoi mbrojtjen e Juves për të mposhtur sërish Buffonin.

Triumfon bindshëm Paris Saint-Germain që si mysafir mund Celticun 5:0. Neymar, Kylian Mbappe, Edinson Cavani dy herë dhe një autogol i Lustig shënuan për ekipin parisien. Në Grupin B, nuk gabon as Bayerni ndaj Anderlechtit, që fiton 2:0. Fitojnë edhe dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Chelsea. ‘Djatë e Kuq’ u treguan të fortë ndaj Baselit 3:0, kurse Chelsea deklasoi debutuesit e Qarabag, 6:0.
Pa gola u mbyll sfida mes Romës dhe Atletico Madridit e zhvilluar në Olimpico.

Grupi A

Benfica – CSKA Moska                    1:2

Man. United – Basel                3:0

1. Man. United     1                 3

2. CSKA Moska   1                 3

3. Benfica             1                 0

4. Basel                1                 0

Grupi B

Bayern Munich – Anderlecht  3:0

Celtic – PSG                            0:5

1. PSG                  1                 3

2. Bayern M.        1                 3

3. Anderlecht        1                 0

4. Celtic                1                 0

Grupi C

Chelsea – Qarabag                  6:0

Roma – Atl. Madrid       0:0

1. Chelsea             1                 3

2. Atl. Madrid      1                 1

3. Roma               1                 1

4. Qarabag           1                 0

Grupi D

Barcelona – Juventus              3:0

Olympiacos – Sporting           2:3

1. Barcelona                   1                 3