Ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00

Ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00

Superliga e Kosovës nuk ka të ndalur. Pasi përfunduan dje javën e 14-të, menjëherë nesër do të vazhdojnë atë të 15-ën.

Por, këtë herë do të jetë shumë “nxehtë”. Në 6 ndeshjet që pritet të luhen, të gjitha pritet të jenë mjaft interesante.

Të shtunën, do të takohen Feronikeli – Drita dhe Llapi – Prishtina.

Të dielën vazhdojnë edhe dy duele të tjera, ku do të takohen Trepça’89 – Ballkani dhe Gjilani – Drenica, ndërsa të dielën katër ekipet që luftojnë për mbijetesë do të përballen me njëra-tjetrën.

Dukagjini e pret në Klinë Flamurtarin, ndërsa Ferizaj i shkon Vushtrrisë.

Kujtojmë që,të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.