Përballen Drita me Feronikelin dhe Drenica me Gjilanin

Përballen Drita me Feronikelin dhe Drenica me Gjilanin

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara dje, sot në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera tejet interesante.

Në Gjilan zhvillohet derbi tjetër i kësaj jave, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.

Të dyja këto skuadra kanë nga dy fitore dhe një humbje këtë sezon, dhe kjo ndeshje pritet të ndikoj shumë në të ardhmen e tyre gjatë këtij kampionati.

Drita renditet e treta me 6 pikë, ndërsa Nikli në pozitën e 4 me pikë të njëjta.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Skenderaj, në mes të Drenicës dhe Gjilanit.

Gjilani do të synojë fitore në këtë takim për tu rikthyer në pozitën e parë, ndërsa Drenica shpreson të rikthehet tek fitoret pas barazimit ndeshjen e kaluar ndaj Trepçës 89.

Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 16:00.