Ndeshja e parë zhvillohet mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit

Ndeshja e parë zhvillohet mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në basketboll. Xhiro kjo e cila do të sjellë shumë ndeshje interesante.

Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit të shtunën, një takim interesant ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat e Prizrenit. Ndeshja tjetër e së shtunës do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Edhe të dielën do ketë përballja më interesante e kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit.  Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Sigal Prishtinës. /21Media