Befasia e Ramës për fëmijët

Befasia e Ramës për fëmijët

Aureli dhe Alesjoni, dy fëmijët që u hodhën nga dritaret e pallatit në Thumanë, për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit, u takuan sot me superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffonin.

Videon e ndau me ndjekësit e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili edhe e realizoi këtë takim mes tyre. Pasi u larguan nga spitali, Rama ka udhëtuar së bashku me ta drejt Torinos, ku ka rezervuar një takim me dy futbollistët e Juventusit.

Dy superyjet iu dhuruan atyre dy fanella me autografe, transmeton rtv21.tv

Nuk munguan as dhuratat për ta./21Media