Idhulli i Bebes!

Idhulli i Bebes!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po lë gjurmë në industrinë e muzikës. Sukseset e saj të panumërta po vlerësohen nga emrat e mëdhenj të muzikës, ndër ta superylli botëror, Dolly Parton. Përmes një video që artistja shqiptare e publikoi në Instagram, Parton i bëri një ofertë për bashkëpunim Bebes, transmeton rtv21.tv

“Jam fanse e madhe e juaja. Do të dëshiroja që të realizojmë diçka bashkë ndonjë ditë. Dikush më tha se se edhe ti do të doje. Kështu që le të ndodhë”, tha ajo.

Bebe Rexha u shpreh e entuziazmuar për këtë ofertë për bashkëpunim nga idhulli i saj.

“Jam e vdekur. Ajo është idhulli im. Shikone! Nuk mund ta besoj se ajo ma dërgoi këtë video. Duhej ta postoja. Ndoshta një bashkëpunim?”, në përshkrimin e videos.

Dolly Parton njihet për muzikën Country. Parton publikoi albumin e parë debutues në vitin 1967 “Hello, I’m Dolly”.

Në mesin e këngëve më të pëlqyera të saj është “Jolene”. Kënga tekstin e të cilës e ka shkruar vet Dolly Parton, tregon “hallin” e një gruaje se tjetër femër do të ia marrë dashurinë e jetës së saj, pra Jolene e cila përshkruhet si një grua shumë e bukur me sy të gjelbër e që çdo mashkull do të dashurohej në të.

“Jolene” ka qenë e nominuar dy herë për çmimet Grammy njëherë për “Performancën më të mirë Country në kategorinë e femrave”, kurse vitin tjetër për “performancën më të mirë live”./21Media