Vdiq në moshën 60-vjeçare

Vdiq në moshën 60-vjeçare

Brian Tarantina, aktori i njohur për rolin e tij në “The Marvelous Mrs.Maisel”, vdiq në moshën 60-vjeçare, raporton PEOPLE.

Rastin e konfirmoi për PEOPLE një burim nga departamenti i policisë së New Yorkut. Autoritetet arritën në vendin e ngjarjes dhe e gjetën atë të shtrirë në krevat.

“Brian ishte i sëmurë kohët e fundit. Ishte në spital dhe ishte në proces të shërimit nga ajo që besoj se është një çështje e lidhur me zemrën”, i tha një burim People.

Sipas TMZ që e para raportoi lajmin, mbesa e tij gjeti afër tij substanca, që dyshohet se janë narkotikë. Raportohet se mbidoza ishte shkaktar i vdekjes./21Media