Supremja miratoi kërkesën e VV-së

Supremja miratoi kërkesën e VV-së

Gjykata Supreme ka vendosur që të numërohen votat e mërgatës. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi,

“Gjykata Supreme miraton ankesën e Lëvizjes për numërimin e votave të mërgatës. Mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”, ka shkruar Rrustemi në Facebook ku ka publikuar edhe vendimin e Supremës.

Para dy ditësh Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Supreme ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga bashkatdhetarët për zgjedhjet e 6 tetorit, të cilat kanë ardhurnë Kosovë me disa ditë vonesë, edhe pse data e dërgimit ishte brenda afateve ligjore./21Media