Numërimi i votave nis në orën 21:00

Numërimi i votave nis në orën 21:00

Gjykata Supreme mori vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe të 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata. Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Nazlie Bala. Numërimi i këtyre votave nis sonte në orën 21:00. Këto vonesa e defekte pas zgjedhjeve të 6 tetorit, sipas shoqërisë civile e rikthejnë nevojën për reformë zgjedhore./21Media