Rezultatet certifikohen në ora 16:00

Rezultatet certifikohen në ora 16:00

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të ardhura me vonesë nga diaspora në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Ndërsa, sot në ora 16:00 do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të gjashtë tetorit. Këtë e ka bërë të ditur për portalin e rtv21.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019”, ka thënë Elezi./21Media