Supremja vendos për rivotim jashtë vendit për kryetar të Dragashit

Gjykata Supreme e Kosovës ka urdhëruar KQZ-në të organizojë procesin e votimit nga jashtë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit.
Portali rtv21.tv ka sigurar dokumentin ku thuhet se është pranuar pjesërishtë si e themeltë ankesa e kandidatit Bexhet Xheladini për kryetar të Komunës së Dragashit nga radhët e LDK-së.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe kishte anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune.
Kandidati i PDK-së për Dragashin, Shaban Shabani, kishte bërë ankesë më 17 nëntor në PZAP se në rundin e dytë të zgjedhjeve ka pasur manipulim të zgjedhjeve të cilat kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke devijuar vullnetin e shumicës së zgjedhësve.
Në anën tjetër, më 20 nëntor, Lidhja Demokratike e Kosovës është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me refuzimin e votave në Komunën e Dragashit, të ardhura nga diaspora. Kështu çështja shkoi deri në Supreme, që vendosi për rivotim të diasporës nga kjo komunë.
Pa votat e diasporës, Shabani i PDK-së kishte 47 vota më shumë, mirëpo pas numërimit të votave të diasporës, përpara me vota doli Xheladini i LDK-së./21Media
 

Back to top button