Një surprizë e këndshme për ditëlindjen e 69-të të Nexhmije Pagarushës në vitin 2002

Një surprizë e këndshme për ditëlindjen e 69-të të Nexhmije Pagarushës në vitin 2002

Shumë fotografi, këngë e perfomranca të ndryshme të Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha pushtuan këto ditë rrjetet sociale dhe jo rastësisht. Kjo u bë me rastin e ditëlindjes së saj të 85-të dhe po ashtu dekorimit me medalje nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Nuk do të mjaftonin qindra storje për të pasqyruar një karrierë të ndritur si të Nexhmije Pagarushës, megjithatë publikimi i disa nga momenteve më mira të saj paraqet një pjesë të kontributit të divës së muzikës në kulturën shqiptare, shkruan rtv21.tv

Ajo dha shumë koncerte e intervista. Ndonëse karrierën e saj e përfundoi në vitin 1984, Nexhmije Pagarusha nuk mungoi në televizionet e spektaklet shqiptare duke u konsideruar gjithmonë si mysafir special.

Në vitin 2002 ajo ishte e ftuar në emisionin “Në orët e vona”  në RTV 21 me autor Florin Kelmendin.  Aty u shpalosen kujtime nga karriera dhe jeta e saj. Por në fund të këtij programi i cili ka mbledhur shumë shikues rreth vetës, Bilbilit të Muzikës iu bë një surprizë me rastin e ditëlindjes së 69-të.

Emrat më të njohur si: Liliana Qavolli,  Naim Krasniqi, Ganimete Jashanica dhe Besiana Mehmeti performuan këngë, e krejt në fund iu dhurua edhe torta e ditëlindjes.

Këto momente u përjetuan me shumë emocion nga Pagarusha në sytë e së cilës rrodhën edhe lot./21Media