Ajo ka performuar në një koncert në Las Vegas

Ajo ka performuar në një koncert në Las Vegas

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Dua Lipa ka pasur një verë të ngarkuar me koncerte e angazhime të shumta muzikore.

Së fundi këngëtarja e njohur ka performuar në një koncert në Las Vegas, ku u prit mjaft mirë nga fansat e muzikës së saj, shkruan rtv21.tv

Pas performancës ajo u surprizua nga miqtë e saj, të cilët i përgatitën një ëmbëlsirë  mbi të cilën kanë shkruar “Electricity”, emrin e projektit të fundit të saj.

Këtë surprizë të ëmbël këngëtarja e ndau me ndjekësit e saj përmes një storieje të Instagramit, ku ka shkruar “nga miqtë e mi në Milk bar në Vegas”.

Para tri javësh këngëtarja publikoi projektin “Electricity”, i cili u mirëprit nga fansat dhe deri tash ka arritur mbi 27 milionë klikime./21Media