Për të gjithë ju që ende nuk e keni parë episodin e ri të “Game of Thrones” bëni mirë të mos e dëgjoni këtë lajm

Për të gjithë ju që ende nuk e keni parë episodin e ri të “Game of Thrones” bëni mirë të mos e dëgjoni këtë lajm

Në episodin e të dielës mbrëma, s’është se kishte shumë aksion, ama ajo çfarë përmbylli episodin ishte vërtet e mrekullueshme.

Më në fund Daenerys Targaryen arriti me ushtrinë gjigante e dragonjtë e saj. Dany u vendos në Dragonstone, vendi ku familja e saj qëndronte, sipas librave të George RR Martin. Së bashku me miqtë e aleatët e saj, mamaja e dragonjve ekploroi kështjellën, e teksa ecte te tryeza ku ishte vizatuar harta, ajo ndiqej nga krahu i saj i djathtë tashmë, Tyrion Lannister.

Episodi mbyllet me fjalët e Daenerys që thotë: “Le të fillojmë! Ne po presim me padurim se kush do jetë goditja e saj e rradhës.”