Mësuesi i suspenduar deri të zgjidhet rasti

Mësuesi i suspenduar deri të zgjidhet rasti

Mësuesi që para dy ditëve me shkop të drurit e kishte rrahur një nxënës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovsko”, është suspenduar derisa të zgjidhet rasti i plotë, thonë nga Komuna e Butelit në Maqedoni.

Gjithashtu nga kjo komunë shtojnë se në përputhje me Ligjin për shkollat fillore dhe Ligjin për marrëdhënie në punë, udhëheqësia e shkollës fillore në të njëjtën ditë kur ka ndodhur rasti ka sjellë vendim për suspendim të profesorit në fjalë deri në zbardhjen e këtij rasti./TV21