Suspendohet zyrtari përgjegjës i “Dhomës së Dëshmive” në Zubin Potok

Parregullësi në “Dhomën e Dëshmive”

Është suspenduar zyrtari policor përgjegjës për “Dhomën e Dëshmive” në Stacionin Policor të Zubin Potokut, nën dyshim për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

“Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitet policore në bashkëpunim me IPK-në, , sot me datën 28.02.2020 kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’.

“Kurse, inspektimi i detajuara i ‘Dhomës së dëshmive’ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në nxjerrjen e konstatimeve të sakta dhe të plota lidhur me rastin”, thuhet tutje në njoftimin e policisë, e po ashtu bëhet e ditur se Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra.

Sipas policisë inspektimi i detajuara i ‘Dhomës së dëshmive’ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në nxjerrjen e konstatimeve të sakta dhe të plota lidhur me rastin./21Media

Back to top button