Sveçla e Selmanaj padisin Kryesinë e Kuvendit të Kosovës

Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, ushtrojnë padi ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Padia e ushtruar të hënën kërkon ndërmarrjen e masave administrative ndaj Kryesisë së Kuvendit për shkak se ky organ nuk ka lejuar Komisionin që ta përmbushë mandatin e saj ligjor, duke mos lejuar që Komisionit t’i vazhdohet mandati i përcaktuar me ligj.

Xhelal Sveçla e Driton Selmanaj kërkuan nga gjykata që ta obligojë Kryesinë e Kuvendit që ta zbatoj Ligjin, domethënë të lejojë vazhdimin e mandatit të Komisionit për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Image may contain: text

Në muajin mars të vitit 2018, 6 shtetas turq ishin arrestuar në Kosovë dhe pastaj ishin deportuar në Turqi. Për shkak të deportimit të tyre në Turqi kanë dhënë dorëheqje ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi. /21Media 

Back to top button