Sveçla në Bruksel: KE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në Bruksel sot ka takuar komisionaren evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, të cilën e ka falënderuar për ri-konfirmimin e Komisionit Evropian se Kosova ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.
Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër të procesit ekzistues deri në kompletimin e liberalizimit të vizave, ka shkruar Sveçla në një status në Facebook.
Në takim u tha se lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.
“Lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i yni andaj në këtë kuptim kam shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet aleate për krijimin e stabilitetit në vendin tonë dhe më gjerë”, ka shkru Sveçla në Facebook./21Media

Back to top button