S’votohet buxheti në Rahovec, Latifi fajëson PDK-në e LDK-në

Kryetari i Rahovecit ka thënë se ata kërkuan që buxheti të tkurret

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në, të cilat sipas tij, në kurriz të qytetarëve e sidomos bujqve të Rahovecit, për qëllime të qarta politike, nuk e votuan buxhetin për vitin 2020.

Latifi ka thënë se ata kërkuan që buxheti nga 1 milion euro, të tkurret për 460.000 euro dhe të mos ketë përkrahje direkte për fermerë në serra, stalla, ferma dhe mekanizma bujqësor.

I pari i Rahovecit ka siguruar se do të marrin përgjigjen e duhur nga qytetarët.

“Unë i siguroj ata se përveçse ky buxhet, me shifra rekorde për bujqësi, do të kalojë, do të marrin edhe përgjigjen e duhur nga qytetarët. S’ka individ e as parti që do e ndalojë zhvillimin e bujqësisë dhe projektet e rëndësishme për Rahovecin!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, Prishtina sot ka miratuar buxhetin për vitin 2020 prej 91 milionë eurosh./21Media

 

Back to top button