Syla ka një paralajmërim serioz nëse shkon në rishqyrtim Ligji i Pagave

Syla: Do t’i futemi një realiteti të hidhur

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla i ftuar në emisonin “Argument Plus” në RTV 21, ka deklaruar se nëse ky ligj nuk kalon të kërkesat do të rriten në të gjitha anët.

“Neve si Federatë Sindikale e Shëndetësisë kemi pas shumë arsye që të jemi atëherë më konsultiv dhe thash nuk kemi qit kërkesa. Por mos të mendohet se nëse shkon në rishqyrtim me projektligj të ri që mjekët specialist infermiert do të pajtohen me këto konficenta çfare jonë, atëherë do t’i futemi një realiteti të hidhur i cili nuk ka me mujt me mbulu askush këtu në Kosovë. Nëse ky ligj nuk kalon të jemi të bindur që kërkesat do të rriten në të gjitha anët, edhe në arsim edhe në shëndetësi sepse kemi bo një far sakrificë dhe atëherë nuk kemi me pas ligj farepër paga“, ka thënë Syla.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin e ri për Pagat e sektorit publik deri më 30 mars të vitit 2020. Vendimi është marrë pas kërkesës së Avokatit të Popullit që të pezullohet ligji i ri i cili shkaktoi shumë debate. Në shkurt të këtij viti është miratuar Ligji për Paga në sektorin publik. Pagat sipas këtij ligji do të duhej të merreshin në dhjetor të këtij viti./21Media

Back to top button