Ai ka thënë se ky transkript do të publikohet pas zgjedhjeve

Ai ka thënë se ky transkript do të publikohet pas zgjedhjeve

I dënuari në rastin Bllaca 2, Shaban Syla ka paralajmëruar se së shpejti do ta bëjë publike një transkript me numër zyrtar të gjykatës, ku tregohet për takimet e komandantëve që tash janë drejtues të subjekteve politike me Nazim Bllacën.

Ai në një letër publike ka sqaruar se transkripti është prej 4 faqeve dhe do ta publikon pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Si e dërgoi Bllacën, Dragolub Stankoviqi dhe shefi i BIA-s serbe, Pilliq për t’i shantazhuar disa prej alamet komandantëve dhe si u gjunjëzuan këta alamet komandantë para këtij punonjësi të bijës serbe i quajtur Nazim Bllaca. Së shpejti transkripti me numër zyrtar të gjykatës, ku tregon takimet e këtyre komandantëve që tash janë drejtues të partive, dhe çka u bisedua në to”, ka thënë Syla përmes një letre publike.

Ai ka thënë se transkriptin prej 4 faqeve nuk do ta publikojë tani për “hir të procesit zgjedhor”.